Gør som tusindvis af andre bogelskere
Tilmeld dig nyhedsbrevet og få gode tilbud og inspiration til din næste læsning.
Ved tilmelding accepterer du vores persondatapolitik.Du kan altid afmelde dig igen.
Ky liber eshte perkushtim personal poetik. Poezite jane ndjenja shpirti dhe dashurie per babain e shtrenjte...
Subject is the metaphorical process that features in the poetry of Fatmir Terziu in the current approach in English.
Kjo është një hapësirë thelbësisht kritike ndaj pozicioneve esencialiste të identitetit dhe një konceptualizim i 'kulturës origjinale, ose burimore'. Për mua rëndësia e hibriditetit nuk është të jesh në gjendje të gjurmosh dy momente origjinale nga të cilat del i treti, përkundrazi hibriditeti për mua është ¿Hapësira e Tretë", e cila mundëson të dalin pozicione të tjera.
Bota nuk mund të mblidhej ndryshe në varg. Në momentin që ti mbesa ime Elize lajmërove botën, kuptova se mendja nuk mund të kishte kuptim të mos angazhohej për dikë që ishte mjalt i mjaltit për hir të faktit.
Iliriana s'ndjek asnjë modë: në vitet e shumta të krijimtarisë së saj poetike mbeti gjithnjë vetvetja. Mund të perifrazoj këtu një nga poezitë e saj: "Jam e mbetem Ofeli", domethënë një qenie fine dhe e ndjeshme. Iliriana s'e përkuli poezinë e vet ndaj rregullave të hekurta të "realizmit socialist", nuk iu tremb shprehjes së sinqertë të ndjenjave të veta, të kontrolluara rreptësisht në atmosferën e diktaturës.Klara Kodra
Shkrimtari Fatmir Terziu përdor stilin konçiz e dinamik. Dialogje të shkurtëra si frymëmarrjet e ndërprera nga ankthe të ditës. (Agim Shehu, shkrimtar, Zvicër)"Grykës" është një roman aksion, ku lirikja e dramatikja brenda librit duken si në një simbiozë të plotë. Ka një gjuhë filmike. Autori kërkon që të përfshijë në aksion një spektër pak më të gjerë. (Aleko Likaj, shkrimtar, Francë)Romani "Grykës" është libër bashkëkohor interesant për lexim i shkruar me kujdes të veçantë me përgjegjësi dhe me një art të avancuar krijues të autorit. (Bilall Maliqi, kritik, Preshevë)
Elbasani në arkivat britanike është qysh herët. Emri i tij përmendet i ndërlidhur me mjaft faktorë ballkanikë, shqiptarë dhe më gjerë. Është një emër që pason qytetërimin mes Rrugës Egnatia, është vetë ardhja e tillë e shenjtë që në udhëtimet e Shën Paul. Por emri i tij është një referencë qëndrese, identiteti dhe force. E hasim në mjaft korrespodenca, letra, shkëmbime diplomatike, gazeta e materiale të tjera arkivore deri në nënshkrimin 'sekrete'. Emri i tij fatmirësisht në pak raste është deformuar, ndërsa qëndron i pastër dhe mjaft konkret në gjetje. Me të lidhen mjaft emra të huaj, emra shqiptarë të fushave të ndryshme që në kohë të hershme e deri në ditët tona. Për këtë është dhe ky studim që mendoj se do të plotësojë një mangësi të dukshme në gjetjen e gjërave të sakta që lidhen me fatin e kësaj treve.
Vepër unikale në llojin e vet Një roman që të befason që në kapitujt e parë. Një roman që e zgjeron botën shqiptare në hapësirë dhe në kohë. Një libër policesk dhe njëkohësisht një romancë dashurie që nuk e kemi as parë e as dëgjuar të ndodhë me një femër të bukur shqiptare në Londër dhe jo vetëm aty. Një roman i shkrimtarit Fatmir Terziu, ku dokumentat sekrete dhe gruaja misterioze Madam Zeinep Vlora vetëm sa janë maja e ajzbergut të vërtetë. Një roman, që për nga radha e romaneve të shkruara nga ky shkrimtar është i treti e që pason romanet "Grykësit" dhe "Bunari". Fatmir Minguli, shkrimtar, kritik
Kemi të bëjmë me një libër filozofik të mirëfilltë, që nga A-ja, deri te Zh-ja. Seicili libër, edhe ai poetik, shtjellon një lloj filozofie, që i përket temës, rreth të cilës vërtitet, por nuk na i jep të çveshur subjektin filozofik, të cilit i përket.
"Blood flowed there for three days and three nights. The whole valley, the rocks, the surrounding grasses, even the willows had taken on reddish hues." (A legend that has survived to the present day, speaks of the small River of Little Ostren, a village near Sfetigrad in the time of Gjergj Kastrioti-Skanderbeg).
Në roman ngërthejnë çudira që të befasojnë. Nëse ndodh kështu, merita është e autorit. Për Niçen,- thoshin,- ishte depozitë dijesh. Pa menduar se po bëj ndonjë blasfemi, lexoni romanin dhe kini për të më dhënë të drejtë. (P. Hysi)
Tilmeld dig nyhedsbrevet og få gode tilbud og inspiration til din næste læsning.
Ved tilmelding accepterer du vores persondatapolitik.